Skip to content

Pse femrat shqiptare sot nuk bejne shume s*ks – Mimoza Ahmeti cudit: Ndryshe nga komunizmi, sot ciftet

Në një debat interesant dhe ndryshe nga zakonisht, studioja e “Top Story” këtë herë u kthye në një arenë reflektimi për rolin e s–sualitetit në shoqërinë shqiptare, dje dhe sot. E ftuar në panel ishte poetja dhe mendimtarja e njohur, Mimoza Ahmeti, e cila foli hapur për mënyrën se si represioni politik dhe shoqëror i periudhës komuniste ndikonte në jetën s–suale të njerëzve dhe për krahasimin me shoqërinë e sotme.

“Regjimi komunist në Shqipëri shpalli barazinë gjinore si një nga shtyllat themelore të ndërtimit të socializmit,” u theksua në nisje të diskutimit. Megjithatë, siç u tha në studio, pas fasadës së një shoqërie të barabartë gjinore, fshihej një realitet tjetër: gratë inkurajoheshin të merrnin pjesë në jetën ekonomike dhe politike, por kontrolli mbi trupin e tyre, s–sualitetin dhe jetën private ishte absolut dhe i padiskutueshëm.

Mimoza Ahmeti e përshkroi këtë fenomen me referenca të qarta psikoanalitike, duke sjellë në vëmendje edhe teorinë e Sigmund Frojdit mbi s–sualitetin dhe represionin.

“Frojdi e ka thënë që njeriu s–sualizohet kaq shumë nga represioni social, nga ajo që ‘duhet, duhet, duhet’. Ndoshta, nga kjo pikëpamje, në komunizëm ka pasur më shumë akte ngaqë ishin të frustruar,” u shpreh Ahmeti. “Njeriu mund të bëjë një akt s–sual kundër represionit, s’e kishte ndër mend, por e bën për të thënë ‘unë jam’. Është si një akt identiteti.”

Poetja theksoi më tej se një s–sualitet i shëndetshëm nuk është as rutinor, as rebelues, por lind nga dëshira e pastër dhe e lirë. Ajo e ilustroi këtë me një batutë karakteristike të saj, që shkaktoi edhe të qeshura në studio:
“Tani mund të them që maçokët e lagjes sime bëjnë më shumë s–s se banorët e pallatit.”

Sipas Ahmetit, ky është një tregues i qartë i asaj që po ndodh sot: në një shoqëri që pretendon të jetë më e lirë, shqiptarët janë më të tërhequr dhe më të distancuar emocionalisht e s–sualisht se më parë. Sipas saj, ky është rezultat i një shoqërie që i është dorëzuar pasigurisë emocionale dhe përhumbjes digjitale, ku lidhjet fizike e shpirtërore janë zëvendësuar nga imazhet, performanca dhe “klikimet”.

Në përfundim, Ahmeti bëri thirrje për një rishikim të mënyrës si e konceptojmë lirinë, trupin dhe dashurinë në epokën moderne, duke theksuar se liria e vërtetë nuk vjen nga ndarja me të shkuarën, por nga përballja e sinqertë me të dhe me vetveten.

Një diskutim që hapi shumë reflektime, duke sfiduar narrativat tradicionale për periudhën komuniste dhe duke nxjerrë në pah një dimension shpesh të heshtur: s–sualitetin si formë rezistence dhe identiteti në një shoqëri të mbyllur.

Published inShowbizz