Personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt fizik me policinë dhe agjentët e BKH-së kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj te Ora News ka qenë drejtori i kompanisë së Agron Kapllanajt i cili ka pikasur makinën tip benz ku sipas tij sipër saj ishte nje dron.
Ai është afruar duke fotografuar targën e makinës dhe më pas duke iu kërkuar llogari se pse droni fluturon në hapsiren e bisnesit privat.
Sipas drejtorit të kompanisë ata janë shprehur se ishin të interesuar për një tokë, por nuk kanë pranuar për tu prezantuar.
Drejtori i kompanise ka treguar se foton ia kishte dërguar vëllait të administratorit edhe pse policia dhe BKH ia ka kërkuar të fshijë foton se do kishte probleme. Ai ka sqaruar se para se të merrte policinë në telefon makina është larguar.
Personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt fizik me policinë dhe agjentët e BKH-së kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj ka qenë drejtori i kompanisë së Agron Kapllanajt i cili ka pikasur makinën tip benz ku sipas tij sipër saj ishte nje dron.
Ai është afruar duke fotografuar targën e makinës dhe më pas duke iu kërkuar llogari se pse droni fluturon në hapsiren e bisnesit privat.
Sipas drejtorit të kompanisë ata janë shprehur se ishin të interesuar për një tokë, por nuk kanë pranuar për tu prezantuar.
Drejtori i kompanise ka treguar se foton ia kishte dërguar vëllait të administratorit edhe pse policia dhe BKH ia ka kërkuar të fshijë foton se do kishte probleme. Ai ka sqaruar se para se të merrte policinë në telefon makina është larguar.
Në çantë u fsheh kall*shi? Urdhërohet ekspertim biologjik për gjurmë djerse. Kërkohet krahasim dhe me profilet e ADN të ruajtura nga “Europol”
Ky shtetas tregon se pasi makina e paidentifikuar është larguar ai ka marrë drejtimin nga policia e Fierit për kallzim ku në rrugë janë bashkuar dhe dy persona të tjerë, njerëz të afërt të familjes së Agron Kapllanajt. Sqaron më tej se në Komisariat kanë kërkuar të bënin kallëzim për atë mjet, duke dhënë targën dhe u është komunikuar se nuk mund të bënin kallëzim pasi targa nuk rezultonte dhe se duhej të prisnin drejtorin.
Kanë pritur pak jashtë dhe kanë marrë vendim që të largoheshin, deklaruesi do ikte për në shtëpi dhe qendroi shtetasi Agron në polici.
Më tej deklaron se tek rrethrrotullimi i parkut, kanë vënë re makinë që konstatuan te subjekti,të parkuar.
I janë afruar makinës duke i zënë rrugën, deklaruesi ishte me benz, të cilin e parkoi në krah të makinës, dhe shkoi direkt te personat që ishin në këmbë, shoferi i mjetit dhe zonja, të cilët ishin mbrapa makinës.
Kanë kërkuar sqarim nga personat se kush ishin dhe çfarë patën që e kërcënuan, ndërkohë që ata e mohonin dhe zonja ndërhynte tek deklaruesi që ta qetësonte, ndërkohë situata agravon pasi ata nuk po kthenin përgjigje për pyetjet dhe kanë filluar të shtyhen me njëri tjetrin.
Sipas deklaruesit nga makina del një person I katërt , me armë duke ua drejtuar atyre dhe duke thënë”në tokë se ju q…. r…..”.
Sqaron se aty ishte panik total, të paktën për deklaruesin dhe sheh që erdhën persona të tjerë rreth e qark, si dhepolicia. Sipas gazetarit OraNews Edison Vatnikaj ai shprehet se është habitur kur policia i shkon personit me armë në dorë dhe nuk e arreston, aty ka dëgjuar që ishte i policisë, diçka në lidhje me Spakun.
I pyetur se cili ishte momenti kur personat u prezantuan se ishin punonjës të policisë, deklaronse ai nuk ka dëgjuar që të prezantohej dikush si punonjës policie, e ka kuptuarvetëm kur erdhi policia që ai nuk u arrestua dhe iu prezantua, por nuk e ka dëgjuar mirë se i tha që ishte i policisë apo BKH.