Skip to content

‘Pse e la babi hajdutin te vriste mamin’ Avokati tregon pyetjen drithëruese që bënë fëmijët e Liridonës dhe reagimin kur mesojne te verteten

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar sot një seancë e rëndësishme gjyqësore në lidhje me vrasjen tronditëse të Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua në nëntor të vitit të kaluar. Në bankën e të akuzuarve u ul bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i dyshuar si porositësi i krimit makabër, së bashku me tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Seanca nisi me deklaratat e avokatit të familjes Ademaj, Leutrim Syla, i cili theksoi se ky proces gjyqësor duhet të ndriçojë të gjitha rrethanat që çuan në vrasjen e një gruaje dhe në traumatizimin e thellë të fëmijëve të saj.

Related article  Cim Peka: Pas zgjedhjeve Sali Berisha udheton ne SHBA, ja kur pritet arrestimi i Edi Rames nga Amerika

“Ky shqyrtim nuk është vetëm për të kërkuar drejtësinë, por edhe për të dhënë një përgjigje ndaj një pyetjeje që përndjek fëmijët e Liridonës: Pse babai e la hajnin me ia bo mamit ‘bam’? Kjo është një pyetje që nuk kërkon vetëm përgjigje ligjore, por edhe morale,” – deklaroi Syla me tone të ashpra dhe emocionale.

Naim Murseli, që vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij, u shpreh në seancë se nëse aktakuza ndaj tij vërtetohet, ai vetë do të kërkojë të dënohet me burgim të përjetshëm. Një deklaratë që, sipas analistëve ligjorë, më shumë tingëllon si tentativë për të manipuluar opinionin publik sesa një shenjë pendese.

Related article  Historia e dhimbshme e Blerimit, humbi shikimin dhe më pas bashkëshorten, surprizohet në studio nga

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Granit Plava – i dyshuar si ekzekutori i drejtpërdrejtë – ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. Kurse i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ka mohuar çdo përfshirje, duke u deklaruar i pafajshëm.

Related article  ‘Baba Vanga japoneze’ trondit boten, në Korrik të 2025 do ndodhe fatkeqesia me e madhe e historise, pritet qe...

Ngjarja që tronditi opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë, ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivet dhe planifikimin e një krimi të tillë, të cilin Prokuroria e ka cilësuar si të paramenduar dhe të organizuar me qëllim përfitimi financiar.

Procesi pritet të vazhdojë me dëshmitë e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale, ndërsa familja e viktimës kërkon dënime maksimale për të gjithë ata që morën pjesë në atë që e kanë quajtur “vrasje mizore ndaj një nëne të pafajshme përpara syve të fëmijëve”.

Published inLajme