Skip to content

Pse Altin Dumani sulmoi vetem Tom Doshin! Karamuco zbulon detajet tronditese. Ja pse ka mbyllur gojen SPAK

Profesori i kriminalistikës dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti një kritikë të ashpër ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke i bërë thirrje publike që të mbajë përgjegjësi dhe të dalë para mediave për të sqaruar publikisht çfarë funksionoi dhe çfarë dështoi me task-forcën e ngritur për parandalimin e krimeve zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Karamuço tha se strukturat e drejtësisë së re kishin premtuar një qasje proaktive dhe goditje konkrete kundër çdo tentative për shitblerje votash, por sipas tij, asnjë nga këto objektiva nuk u përmbush në praktikë, ndërkohë që SPAK, në vend që të vepronte në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë subjekteve, u fokusua vetëm tek një parti – Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

“Altin Dumani ishte i vetmi që në janar doli dhe tha se do të kishte arrestime në flagrancë para zgjedhjeve. E kam thënë dhe po e përsëris: arrestimi në flagrancë kërkon një rrjet të gjerë informativ, infiltrime, bashkëpunim me terrenin. Dhe çfarë ndodhi? Asgjë. Vetëm një rast në Fier, kaq! As Shkodra, as Malësia e Madhe, as Tirana, as Elbasani, as Korça – kontrolle kishte, por rezultate jo.”

Related article  Aksioni masiv i policisë – Përplasje e madhe me qytetarët - ME VIDEO

Karamuço theksoi se premtimet publike të SPAK-ut për tolerancë zero ndaj krimeve zgjedhore ishin të zhurmshme në letër, por u shuan pa zë në terren. Ai kërkoi që Dumani, si drejtues i institucionit, të mbajë përgjegjësi për mosrealizimin e planit të veprimit të prezantuar me bujë në fillim të vitit.

“Dumani duhet të dalë dhe të tregojë vetë se çfarë ka shkuar keq në planin që vetë e prezantoi në janar. Pse nuk u bë asgjë? Ku ishin burimet? Ku ishin informacionet? Ku ishin arrestimet që u premtuan? Nuk mund të dalësh para shqiptarëve dhe të flasësh për goditje, e pastaj të tërhiqesh në heshtje kur realiteti të përgënjeshtron.”

Related article  WizzAir 'mban peng' shqiptarët, prej 2 orësh të bllokuar në avion (VIDEO)

Në mënyrë të veçantë, profesori nënvizoi se përqendrimi i SPAK vetëm në rastin e PSD-së ka krijuar një perceptim të fortë publik për selektivitet dhe për përdorim të drejtësisë si mjet politik. Ai kërkoi shpjegime të qarta përse SPAK nuk e shtriu kontrollin në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha partive, përfshirë edhe forcat kryesore që qarkullojnë pushtetin.

“SPAK është marrë vetëm me PSD-në. E gjithë task-forca, të gjitha hetimet, duket se janë drejtuar vetëm tek një adresë. Pse? Pse nuk u veprua në të njëjtën mënyrë edhe ndaj strukturave të PS-së apo denoncimeve që kishin të bënin me PD-në apo me grupe të tjera? Këto janë pyetje që nuk mund të mbeten pa përgjigje. Dumani duhet të flasë.”

Related article  Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin (Dalin pamjet)

Në përfundim të deklaratës së tij, Karamuço dha një mesazh të qartë: nëse SPAK-u dëshiron të ruajë kredibilitetin tek publiku, duhet të dalë dhe të japë llogari për premtimet që vetë i bëri, për ndjekjet që nuk i ndërmorri dhe për drejtësinë që nuk e solli. Në të kundërt, sipas tij, strukturat e drejtësisë do të vazhdojnë të perceptohen si të kapura, të frikësuara ose të njëanshme – dhe kjo është një plagë e rrezikshme për shtetin ligjor.

Published inLajme