Skip to content

Protesta e 16 majit, Analisti i njohur jep alarmin: Kujdes nga Berisha rrezikon te…

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar këtë të martë në emisionin “Log.” në News24, nën moderimin e Endri Xhafos, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe mënyrën se si Sali Berisha po e përballon një tjetër humbje të rëndë për Partinë Demokratike.

Sipas Vangjelit, kreu i PD-së ndodhet në një spirale të përsëritur destruktiviteti politik dhe po shndërrohet sërish në një “kamikaz” për vendin, ashtu si në vitin 2019, kur vendosi të djegë mandatet e deputetëve.

Related article  Percahet Levizja e Arlind Qorrit, largohet personazhi i rendesishem dhe nxjerr te palarat

“Berisha është déjà vu – siç bëri fushatën me copy paste, copy paste do të administrojë edhe humbjen. E vetmja rrugë që i ka mbetur është bërja pis e procesit,” – u shpreh Vangjeli, duke nënvizuar se strategjia e Berishës nuk ka më të bëjë me rikuperimin politik, por me sabotimin e çdo lloj legjitimiteti institucional.

Ai gjithashtu ironizoi protestën e thirrur për më 16 maj nga Berisha, duke e cilësuar si një akt tragjikomik, pa asnjë peshë reale politike.
“Lëvizja e protestës më 16 rrezikon të jetë tragjikomike, sepse ai do tentojë të tërheqë vëmendjen, por e gjitha është një teatër i konsumuar,” – tha Vangjeli.

Related article  Si u arratis Daut Laze nga burgu i Shënkollit. Iku apo e lanë?!

Në analizën e tij, ai la të kuptohet se opozita ka ngecur në një cikël autodestruktiv ku vetë Berisha është nxitësi kryesor, duke përdorur të njëjtat skenarë të dështuar të së kaluarës dhe duke shndërruar betejën politike në një akt personal mbijetese.

Related article  Makinat bëhen copash në Tunelin e Kalimashit, 3 persona përfundojnë te...

Deklaratat e Vangjelit janë pjesë e një sërë kritikash të forta që po artikulohen ndaj mënyrës se si opozita ka humbur terren në mënyrë të përsëritur dhe ndaj faktit se liderët e saj vijojnë të operojnë jashtë realitetit të ri elektoral.

Published inLajme