Skip to content

Pronari i lokalit plagos me arme klientin, e pabesueshme cfare ndodhi (EMRAT+DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çukas të Lushnjës gjatë mesnatës, ku një konflikt i çastit në një lokal është kthyer në dhunë të armatosur. Policia bën me dije se pronari i lokalit, shtetasi R. G., 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një nga klientët e tij, duke e plagosur në këmbë.

I lënduari është identifikuar si Ramadan Menka, 58 vjeç, i cili pas ngjarjes është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  E RËNDË NË VEND! Vdes fëmija, dy të ndaluar - EMRAT

Sipas burimeve policore, konflikti ka nisur për motive të dobëta. Klienti, që dyshohet se kishte konsumuar alkool, nuk i ka pëlqyer pronarit për mënyrën se si po shpenzonte paratë dhe kjo ka sjellë debat të ashpër mes tyre. Përplasja verbale është përshkallëzuar më tej në një konflikt fizik, që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Related article  Perfundon takimi 170 minutesh Trump-Putin, ja cfare u arrit

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G”, njofton zyrtarisht policia.

Related article  Pësoi infrakt, ndërron jetë artisti i njohur shqiptar

Forcat e rendit kanë nisur një operacion të menjëhershëm për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që po mblidhen prova të tjera për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inShowbizz