Skip to content

Mbaron pritja! Lajm i madh për të gjithë ata që jetojnë në Tiranë – Gati projekti

Transporti publik i Tiranës po bëhet “smart”. Falë një bashkëpunimi mes atdalbania, GIZ Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës, tani qytetarët kanë mundësinë të ndjekin në kohë reale vendndodhjen e autobusëve. Ky modernizim bëhet i mundur përmes integrimit të të dhënave GTFS-RT (General Transit Feed Specification) në sistemet digjitale.

Ky hap i ri sjell lehtësi të mëdha për pasagjerët, të cilët tani mund të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre. Informacioni i saktë mbi kohën e mbërritjes së autobusëve është tashmë i disponueshëm, duke e bërë më të lehtë ndjekjen e itinerarit dhe shkurtimin e kohës së pritjes në stacion. Të dhënat janë integruar edhe në Google Transit, duke e bërë shërbimin edhe më të aksesueshëm.

Përfitimet dhe planet për të ardhmen

 

Përveç lehtësimit të udhëtimit, këto të dhëna do të ndihmojnë edhe në menaxhimin e cilësisë së shërbimit. Analizimi i lëvizjeve të autobusëve do të bëjë të mundur optimizimin e orareve dhe rrjeteve, duke e bërë sistemin më efikas dhe më të përshtatshëm për nevojat e qytetit.

Autoritetet po punojnë për ta shtrirë këtë teknologji edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me synim që të ndërtojnë një sistem transporti publik më inteligjent dhe më të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Published inLajme