Në një intervistë për “Top Channel”, prindërit e Irsa Muçollarit, 16-vjeçares që i dha fund jetës, kanë thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen që u hapi një plagë mu në zemër.
Pikëpyetjet e shumta në lidhje me arsyet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kërkojnë përgjigje që nuk i di askush deri më tani.

