Rusia ka zhvilluar atë që pretendon se është vaksina e parë kundër kancerit, e quajtur “Enteromix”. Ky trajtim i ri, i bazuar në teknologjinë mRNA, ka përfunduar me sukses provat klinike, duke treguar një efikasitet dhe siguri 100%. Vaksina tani është në pritje të miratimit final nga Ministria Ruse e Shëndetësisë për t’u vënë në dispozicion të pacientëve.
Si funksionon vaksina dhe kush e zhvilloi atë
“Enteromix” u zhvillua nga Alexander Ginzburg, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë (NF Gamalei). Vaksina funksionon duke “stërvitur” sistemin imunitar të pacientit për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene. Ajo është e ngjashme me teknologjinë mRNA të përdorur në vaksinat kundër COVID-19, por është e personalizuar për secilin pacient, duke u bazuar në informacionin e tij gjenetik.
Efikasiteti dhe planet e ardhshme
Sipas raportimeve, vaksina jo vetëm që sulmon qelizat kancerogjene, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e tumoreve të mëdha. Për shkak të natyrës së saj të personalizuar, ajo konsiderohet një trajtim më i synuar dhe më pak i rëndë se kimioterapia apo radioterapia. Nuk janë raportuar efekte anësore serioze, dhe pacientët e kanë toleruar mirë.
Provat klinike kanë filluar duke u administruar tek pacientë me melanomë, në bashkëpunim me institutet kërkimore ruse. Ginzburg ka deklaruar se Rusia synon ta ofrojë këtë vaksinë falas për qytetarët rusë.
