Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka tronditur skenën politike ballkanike me deklaratën e tij se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë. Ai theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda 18 muajsh dhe se nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Deklarata e papritur, e bërë gjatë një konference për shtyp, u shoqërua me frazën “nuk jam diktator”.
Megjithatë, burime diplomatike sugjerojnë se ky vendim nuk vjen nga “lodhja politike”, por si pasojë e një sinjali të fortë nga Washingtoni, sidomos nga administrata e Presidentit Donald Trump. Vizita e fundit e ministrit të Jashtëm serb në Departamentin e Shtetit dyshohet se ishte momenti kur Vuçiç mori mesazhin e qartë: “Koha jote po mbaron.”
Lidhja me Sorosin dhe përjashtimi i Vuçiç-it dhe Ramës
Në qarqet ndërkombëtare, Vuçiç shihet si një nga “ushtarët” më besnikë të rrjetit të miliarderit George Soros, i cili konsiderohet një kundërshtar i hapur i Presidentit Trump. Kjo lidhje ka bërë që si Vuçiç, ashtu edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, të përjashtohen nga rrethet e larta të Partisë Republikane. Edi Rama, i njohur për miqësinë e tij me Vuçiç, dyshohet se e ka të njëjtin fat.
Një provë e kësaj u shfaq kur Rama nuk u lejua të merrte pjesë në një darkë të nivelit të lartë në Mynih, ku ishte i pranishëm zëvendëspresidenti amerikan, James David Vance. Kjo ndodhi pasi Vuçiç u përjashtua nga një ngjarje e Partisë Republikane në Florida, ku dyshohet se tentoi të blinte një fotografi me Trumpin me një donacion të paligjshëm prej 1 milion dollarësh, një skemë e ngjashme me atë të Ramës për një foto me ish-presidentin Barack Obama.
“Gruaja e hekurt” e Trumpit, Susie Wiles, izoloi liderët ballkanikë
Prapa këtyre përjashtimeve qëndron emri i një gruaje me ndikim të madh: Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trumpit. Sipas burimeve, ajo ndërhyri për të ndaluar hyrjen e Vuçiç-it në ngjarjen në Florida dhe izoloi edhe Ramën në Konferencën e Mynihut. Wiles, e quajtur “zonja prej çeliku” nga vetë Trumpi, është një veterane e politikës amerikane dhe konsiderohet personi më i besuar i presidentit.
Largimi i “vëllait serb” mund të jetë një paralajmërim i fortë për Edi Ramën se era politike në Ballkan po ndryshon. Mbetet për t’u parë nëse Kryeministri shqiptar do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik aleancës së tij me Sorosin dhe Vuçiçin, apo do të përpiqet të përshtatet me ndryshimet e reja gjeopolitike.