Skip to content

‘Postoi një foto për mua…’! Flet 15-vjecari qe u masakrua me thike ne Maliq: Babai i tij e mësonte që të më…(VIDEO)

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, me autoren Evis Ahmetin është trajtuar ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Maliq ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Në lidhje të drejtpërdrejtë në studio, i mituri ka thënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ai deklaroi se aktualisht ndodhet drejt përmirësimit dhe se ditën e ngjarjes ka marrë tre goditje nga bashkëmoshatari i tij. Sipas 15-vjeçarit autori ishte një person agresiv prej familjes së tij pasi babai i tij ishte një person i alkoolizuar.

Related article  Hajde se do…!Ngacmonte çdo femër, ja si e futi në kurth vrasësi Ramazanin

I mituri tha se pas një postimi të një story nga ana e autorit ata e kishin lënë të sqaroheshin pasi të kishin dalë nga shkolla por ai e kishte shtyrë dhe 15-vjeçari i ishte kundërpërgjigjur duke e ofenduar.

“Unë jam mirë aktualisht dhe jam drejt përmirësimit. Kam marrë 3 goditje. Ai është një person agresiv prej familjes së tij sepse babai i tij është një person i alkoolizuar. Unë nuk e kam bullizuar asnjëherë autorin.

Ai ka postuar një story në rrjetet sociale për mua dhe pasi kemi dalë nga shkolla kemi tentuar të sqarohemi, por ai më shtyu dhe unë më pas e kam ofenduar”, tha ai.

Related article  Tjetër aksident pas tragjedise me 242 te vdekur, avioni del nga pista dhe përfundon në...

Gjatë bisedës në studio, 15-vjeçari theksoi se autori e kishte paramenduar kohë më parë sulmin me thikë dhe se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë kur ai kishte goditur me thikë edhe tre shokë të tij gjatë një ndeshje futbolli.

Më tej, ai shtoi se kishte qënë prezent kur babai i autorit i kishte kërkuar djalit të tij që cilido nga bashkëmoshatarët e ofendonte, ai duhet t’i kundërpërgjigjej duke i goditur me thikë.

Related article  18-vjeçari: Si e kapa mat mamin me djalin e tezes. Trondit burri: Ja fala kur kreu marr*dhënie me vëllain e saj

“Ai e kishte të paramenduar sulmin me thikë shumë kohë më parë. Autori ka goditur një vitë më parë edhe tre shokët e mi për një ndeshje futbolli. Pavarësishtë gjërave unë e kam falur. Unë kam qënë prezent kur babai i tij i ka thënë autorit që cilido nga ne që e ofendon, ai duhet t’i kundërpërgjigjet duke na goditur me thikë”, përfundoi ai.

Published inLajme