Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë muajve të fundit, doli vetë për të folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Kreu i qeverisë u ndal sërish te tema më e “nxehtë” e ditëve të fundit, ajo e Zvërnecit.
I pyetur nga gazetarët lidhur me thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij, Rama u përgjigj me ironi: “Dorëheqjen e kujt?”, duke theksuar më pas se protestat janë një debat i përsëritur ndër vite dhe se janë të nxitura nga faktorë të tuaj, të cilët sipas tij nuk i dëshirojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Ai shtoi se është i gatshëm të dialogojë me qytetarët që kanë shqetësime reale për mbrojtjen e mjedisit, por jo me ata që, sipas tij shfrytëzojnë këtë kauzë për qëllime politike.
“Dorëheqjen e kujt?… Ahaa… kam po një përgjigje: t’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe janë të çartur; kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua.
Disa prej tyre më kanë shkruar nga protesta e parë, kam respekt për ta, dhe me ata jam gati të bisedoj, se ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër.
Ai film duhet t’i tregohet të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga instinkti ku më kanë vendosur shqiptarët dhe kush flet në emër të shqiptarëve duhet të mos harrojë që unë mishëroj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve, kam një kontratë me ta.
Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin, si mund të mbrohet dhe rrezikohet mjedisi, është i mirëseardhur për të biseduar me mua dhe me ne.
Ata që vijnë me libra në shtëpinë sime, poshtë zyrës sime te selia dhe vijnë vërdallë nëpër rrugë si çakenjtë e Agimit të Artë në Greqi që ulërinin “Greqia është grekëve”, ata janë subjekt për Zotin dhe Zoti i faltë, se ata nuk dinë çfarë bëjnë”, tha Edi Rama, ndërkohë që i ndalur te resorti luksoz i cili pritet të jetëzohet në zonën e Zvërnecit, kryeminsitri këshilloi” të rinjtë që të pyesin Chatgbt i cili do t’i japë përgjigje se si investime të itlla dinjitoze do të ndikojnë pozitivisht te ekonomia e vendit.
