Është ndarë nga jeta ditën e sotme inxhinieri dhe një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike në Fier, Nikollaq Zisi. Lajmi i trishtë është bërë publik nga deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Zisit.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Baçi shkruan se ikja e Nikollaq Zisit ka trishtuar të gjithë demokratët fierakë dhe atë personalisht. Ai e cilëson Zisin si një mik, bashkëpunëtor dhe koleg të çmuar, një anëtar aktiv dhe të palodhur të Partisë Demokratike, kryetar seksioni në lagjen e tij dhe përfaqësues dinjitoz si kryetar komisioni i PD në shumë procese zgjedhore.
Luan Baçi kujton gjithashtu karrierën profesionale të Nikollaq Zisit si inxhinier i zot dhe specialist i njohur, si dhe rolin e tij si drejtor i Shërbimit Pyjor në Fier gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2013.
“Sot ishte nje dite e trishtuar, per demokratet Fierak edhe per mua personalisht! Percollem per ne banesen e fundit, Nikon. Mik, bashkepuntor dhe koleg i çmuar, anetar i partise demokratike, aktiv dhe i pa lodhur, kryetar seksioni ne lagjen e tij dhe perfasues dinjitoz, si kryetar komisioni i PD, ne shume proçese zgjedhore. Inxhinier pyesh, specialist nga me te miret dhe i spikatur si drejtor institucioni, ne Drejtorin e Sherbimit Pyjor ne Fier, gjate qeverrisies se partise demokratike, 2005- 2013! Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta, bashkeshortes, femijve te tij dhe gjithe te dashurve! Personalisht shpreh shume falenderim dhe mirenjohje, per mbeshtetjen, punen, kontributin dhe bashkepunimin e sinqerte dhe te vazhdueshem qe Nikua nuk e kurseu asnjeher, prane partise demokratike dega Fier! Lamtumir inxhinier Nikollaq Zisi! U prehsh ne paqe mik dhe koleg i çmuar”, shkruan Luan Baçi në postimin e tij.
Humbja e Nikollaq Zisit konsiderohet një humbje e rëndë për komunitetin e Partisë Demokratike në Fier dhe për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
