Skip to content

Policia gjen një letër në shtëpinë e 21-vjeçarit që i mori jetën nxënëses shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë mëngjesin e së martës, ku një 21-vjeçar, i identifikuar si Arthur A., hyri i armatosur në një shkollë në qytetin e Grazit dhe vrau dhjetë persona, mes tyre edhe një 13-vjeçare nga Kosova, duke plagosur të paktën dymbëdhjetë të tjerë.

Related article  'Nuk ka qeveri ne shtator, por...' Pas reagimit te ambasades se SHBA, ish-mbasadori zbulon se cfare do ndodhe:SHBA do prishe...

Pas sulmit, ai i dha fund jetës në ambientet e shkollës. Sipas të përditshmes austriake Kronen Zeitung, i riu kishte qenë më parë nxënës në këtë shkollë, por nuk kishte arritur të diplomohej.

Autoritetet janë ende duke hetuar motivet e këtij akti të dhunshëm, ndërkohë që në vendngjarje është gjetur një shënim i shkruar nga autori, letër e cila mund të hedhë dritë mbi arsyet e sulmit.

Related article  “Hajdut, ordiner e i shth*rur”, Myslim Murrizi shperthen ndaj Altin Dumanit! Cfare ndodhi ne takimin e FSHEHTË me zyrtarin e lartë amerikan…

Të dhënat paraprake tregojnë se sulmi ndodhi brenda dy klasave, ku viktimat përfshijnë nxënës dhe mësues. Një tjetër viktimë u vra jashtë ndërtesës shkollore. Trupi i pajetë i autorit është gjetur më vonë në tualetin e shkollës, me shenja që tregojnë vetëvrasje.

Related article  Ishin nisur për në punë, humbin jetën papritur në Itali 2 shqiptarë! (Emrat e detajet)

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke deklaruar se kjo është “një nga ditët më të errëta në historinë e vendit”.

Published inLajme