Skip to content

Po vendoset fati i Ballukut? Momente të ethshme në Kryeministri/ Ministrat mblidhen urgjentisht, cfare po kerkon Rama

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot një mbledhje të gjatë në godinën e Kryeministrisë, por ndryshe nga herët e tjera, vendimet zyrtare nuk janë bërë publike.

Burime për Vox News bëjnë me dije se, ndonëse mbledhja e parë përfundoi, ministrat nuk janë larguar nga godina, pasi është thirrur një mbledhje e dytë urgjente, ku pritet të diskutohen çështje të ndjeshme politike dhe administrative.

Sipas informacioneve, atmosfera në Kryeministri është e tensionuar, ndërsa pritet që gjatë këtyre orëve të vendoset fati i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK në lidhje me disa tendera publikë me vlerë të konsiderueshme, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë.

Related article  'Dollarë, paundë e tollona nafte', Pamje nga momenti kur demokratët bllokojnë makinën e biznesmenit socialist (VIDEO)

Megjithatë, përveç çështjes Balluku, mbledhja urgjente lidhet edhe me miratimin e buxhetit të vitit 2026, një dokument i rëndësishëm për financat e shtetit dhe për programin ekonomik të qeverisë në prag të zgjedhjeve.

Burime pranë qeverisë thonë se Rama po konsultohet me bashkëpunëtorët më të afërt për mënyrën se si duhet vepruar me Ballukun – nëse do të vazhdojë ta mbrojë politikisht, apo do të pranojë largimin e saj për t’u përballur me drejtësinë si një deputete e thjeshtë, pa mburojën e postit qeveritar.

Related article  Probleme biologjike në trupin e njeriut nga ...? Cfarë zbuluan shkencëtarët e Yale

“Ka tension dhe mbyllje totale informacioni nga Kryeministria. Askush nuk po flet publikisht, ndërsa brenda zhvillohen diskutime të forta,” – i tha një burim i afërt redaksisë së Vox News.

Në anën tjetër, është konfirmuar se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, çka e bën edhe më urgjente marrjen e vendimeve politike përpara nisjes së këtij udhëtimi.

Related article  E FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

Nëse mbledhja e sotme do të sjellë ndonjë vendim konkret për pozicionin e Belinda Ballukut, kjo pritet të konfirmohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, e cila do të përcaktojë nëse ajo do të mbetet në detyrë apo do të largohet, ndërsa hetimi i SPAK vijon të zgjerohet.

Për momentin, heshtja në Kryeministri është më domethënëse se çdo deklaratë — dhe çdo vendim që do të merret në orët e ardhshme, pritet të ketë efekt zinxhir në kabinetin qeveritar.

Published inLajme