Skip to content

Plas keq sherri me Jozit dhe Gramozit: Mos ma përmend gruan mua

Gramos Bajçinovci është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania të shtunën, pasi u përzgjodh nga publiku për t’u bashkuar me dy konkurrentë të tjerë. Pasi u fut në shtëpi, ai pati një përplasje të fortë me Jozin, një banor të njohur për deklaratat e tij kundrejt Rozana Radit, që i shkaktuan shumë reagime të forta.

Related article  Zbulohet i dashuri i ri i Ilnisës! I dënuar për dhunë ndaj gruas së tij të famshme, çfarë po fsheh çifti (Foto)

Në një moment tensioni, Gramosi i tha Jozit: “Burrë jo, qenke rritur dy metra ama akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.” Ky koment shkaktoi një përgjigje të menjëhershme nga Jozin, i cili iu drejtua Gramosit: “Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu.”

Related article  Kush fshihet pas arrestimit të 'Shefit te Bankers'! Cili eshte synimi i erret dhe cfare na pret

Gramosi iu përgjigj menjëherë: “Ku e di përse kam ardhur, duhet me të ardh marre që ma përmend gruan.”

Ky ishte vetëm një tjetër moment i përplasjes mes banorëve të Big Brother VIP, të cilët vazhdojnë të kenë debate dhe tensione të shumta mes tyre, duke sjellë drama të shumta përpara kamerave.

Related article  Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 ballë në Shqipëri

 

Published inShowbizz