Skip to content

Plas keq mes politikanëve: Oj shterpë, ik birëso ndonjë fëmijë

Një përplasje e rëndë mësohet se ka ndodhur së fundmi mes politikanëve grekë.

Kryeministri grek raportohet se është shqetësuar nga komenti i papranueshëm i deputetit të qytetit të Dramës, në Greqinë Veriore, ndaj kryetares së Lundrimit të Lirisë, Zoi Konstantopoulou, që shkaktoi kaos reagimesh në parlamen.

Thuhet se deputeti kosnervator në një replikë me politikanen  e cila po fliste për fëmijët si shpresa për të ardhmen, i është drejtuar asaj duke i thënë  të shkonte të bënte një fëmijë, ose të birësonte. (Konstantopoulou u martua para dy vitesh, por nuk ka ende fëmijë).

Related article  Të shtëna masive, gjashtë të plagosur

Pjesë nga përplasja:

Kyriazidis: Shkoni të bëni ndonjë fëmijë…

Konstantopoulou: Më thatë të shkoj të bëj fëmijë?

Kyriazidis: Ose të birësoni…

Për rrjedhojë në sallë është shkaktuar kaos dhe deputetë nga të gjitha partitë kanë reaguar duke dënuar deklaratat e tij edhe për faktin se vazhdonte të debatonte duke mos kërkuar falje.

Related article  Drejtoi fushaten per Gjestin ne BBVIP, menaxheri i njohur tregon se cfare ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit

Madje është kritikuar edhe nga zv/ministrja e Demokracisë së ReSofia Zaharakis, e cila ka qenë edhe ajo në të kaluarën objekt i komenteve të tilla, për gratë që nuk kanë fëmijë.

Related article  Çfarë i ndodh trupit kur ju agjëroni nga Dr. Matina Çobo

Ndërsa deputeti kosnervator u detyrua të kërkojë falje, kryeministri Mitsotakis ka vendosur ta dërgojë në komisionin e Etikës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

 

Published inLajme