Skip to content

Plagoset në poligon, Humb jetën vajza e re – Detajet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një vajzë 24-vjeçare, me iniciale L.S, ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri.

Detajet e ngjarjes dhe hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 19:30. Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por rreth orës 22:00, mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Related article  Të shtëna me armë në kryeqytet - Detajet e para

Menjëherë pas ngjarjes, njësitet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Si pjesë e tyre, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Related article  Rama ndërron mendje për pensionet – shqiptarët të zhgënjyer

Rasti është iniciuar si “Vetëvrasje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, ndërsa policia dhe Prokuroria po punojnë së bashku për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Related article  “Me praktikantet bëmë treshe!” – Mjeku që turpëroi sistemin shëndetësor përfundon keq
Published inShowbizz