Skip to content

Plagoset me thikë i riu brenda qendrës së njohur tregtare

Një djalë 17-vjeçar është goditur me thikë në gjoks në një dyqan Primark në Nottingham. Policia e Nottinghamshire tha se adoleshenti u sulmua brenda dyqanit në Long Rou të dielën.

Oficerët besojnë se ka pasur një sherr mes një grupi të rinjsh jashtë dyqanit përpara se të ndodhte goditja me thikë. I plagosuri u trajtua në vendngjarje nga mjekët e ndihmës dhe u dërgua në spital me lëndime të rënda.

Related article  Ne shtator ndahet Partia Demokratike! Flutura Acka zbulon deputetet qe do tradhtojne Sali Berishen

Policia thotë se një i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të Sheshit të Tregut të Vjetër. Det Insp Paul Shortt tha: “Ky ishte një akt i tmerrshëm dhune i kryer në sy të publikut”.

Related article  Në rast infrakti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

“Një ekip detektivësh po punon tani për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur në momentet para, gjatë dhe pas këtij incidenti.” Policia i kërkoi kujtdo që kishte ndonjë informacion të kontaktonte./BBC/

Related article  Merr fund miqësia mes Eglit dhe Fifit! Zbulohet e vërteta, ja cfarë mund të ketë ndodhur!

 

Published inLajme