Një nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” është plagosur me thikë mesditën e kësaj të enjteje në Mat.
Paraprakisht dyshohet se adoleshenti është goditur me thikë nga një nxënës i po asaj shkolle, D.L., 18 vjeç, i cili është shoqëruar në polici.
Policia njofton se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
17-vjeçari i palgosur është dërguar në spital ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.
