Skip to content

Përsëritet tragjedia e Koçanit/ Klubi i natës merr flakë, 44 viktima

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.

Related article  Skandali në Konferencën e Mynihut: Fjalët e Susan Wiles që tronditën Ramën - Shtohen vizitat nga...

Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.

Related article  Aksident i rëndë, autobusi me turistë përplaset me një kamion dhe marrin flake, raportohen viktima

Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.

Related article  Tr*gjike! Dy vëllezërit u vr*në nga dhëndri në derën e shtëpisë, tre ditë më parë v*rrosën babain, motra shkoi për ngushëllime por… (EMRAT-DETAJE)

Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.

 

Published inLajme