Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka pas incidentit të shënuar paraditen e sotme në një qendër votimi në Vorë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bë me dije se procedimi në gjendje të lirë ndaj zyrtarit të lartë të PD nisi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xhoni Asllanaj dhe M.D se “ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xhoni Asllanaj, 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen SPAK për hetime të metejshme”, bën me dije policia.