Skip to content

Përmbytjet nga shiu iu marrin jetën 7 personave, mes tyre një 3-vjeçare dhe motra e saj 11-muajshe

Shtatë persona, duke përfshirë të paktën tre fëmijë, vdiqën në përmbytjet që përfshiu Kampalan, kryeqytetin e Ugandës të hënën e kësaj jave.

Pas një periudhe të gjatë temperaturash të larta dhe thatësire, në qytet ra shi i rrëmbyeshëm dhe autoritetet paralajmëruan për rrezik përmbytjeje. Shirat kanë përmbytur një pjesë të qytetit në orët e para të mëngjesit.

Related article  Ishte në shtëpi, por aty i hyn i arratisuri dhe .... Detajet

Zëvendës zëdhënësi i policisë, Luke Owoyesigire tha se shtatë persona humbën, duke përfshirë dy motra, njëra 3 vjeçe dhe tjetra 11-muajshe. Fëmija i tretë është djalë, për të cilin aktualisht nuk ka të dhëna të tjera.

Related article  Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në sy të gruas, doreza gjysmë e djegur tradhton atentatorin. Detajet nga krimi, ADN zbulon...

Komuna raportoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Mes viktimave ishte edhe një punonjës i ambasadës amerikane në Kampala por Ambasada amerikane ende nuk ka dhënë koment.

Dy vajzat janë mbytur në shtëpinë e tyre në periferi të Bukotos. Nëna e tyre është arrestuar dhe akuzuar për pakujdesi pasi i mbylli në shtëpi dhe doli për në punë.

Related article  Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

Kampala është goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse edhe në të kaluarën. Ndërtimet e pakontrolluara, mbipopullimi dhe mungesa e sistemeve të kullimit po e përkeqësojnë situatën.

Published inLajme