Skip to content

Përgjimet e burgut/ Del një tjetër personazh në biseda: Erjoni s’mbrohet sikur je në kafe, Veliaj pyet Ajolën ç’po ndodh mes tij dhe…

Përgjimet në burgun e Durrësit, kanë zbuluar dhe një tjetër personazh, i cili është përmendur mjaft kohët e fundit për mbrojtjen publike që i bëri Erion Veliajt nga një studio televizive.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Etjen Xhafajn, për të cili Veliaj pyet bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, për situatën e krijuar mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama nga deklaratat e bëra mbrëmjen e 1 marsit.

Një ditë më pas, më 2 mars, “në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga.

Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.

Related article  E rëndë! Fëmija i vogël humb jetën në mënyrë trɑgjíke

Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës dhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha.

I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej.

Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.

Related article  Zbulohet plani - Ja si Veliaj kërkon të dalë nga qelia nesër

I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast.

Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet në materialet e përgjigmit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, materiale këto të publikuara në CNA.al.

Related article  O b*shtër...”, G Bani OFENDON Vserlon: Ta fus... te goja!

Zbardhja e plotë e përgjimeve të publikuara nga CNA.al – Faqja 76

Në një nga momentet më delikate të qëndrimit të tij në paraburgim, Erion Veliaj përpiqet të analizojë çdo lëvizje – deri edhe nëse duhet të shfaqet apo jo në seancën gjyqësore. Frika për perceptimin publik, koordinimi me “Redaktorin”, përgatitja e një fushate simbolike me përfaqësues të feve dhe figurave mediatike – të gjitha dëshmojnë një strategji të menduar në detaje për të ndikuar opinionin publik në prag të vendimit të Apelit.

Bisedë me Arbër Veliaj:

Erion: “A të duket mirë të shkoj në seancë të martën? Apo do duket si shfaqje”?

Arbër: “Jo, mos shko. Këshillohu edhe me Redaktorin. Mund të interpretohet keq”.

Erion: “Do e mendoj me të tjerët. Nuk dua të dukem që po kërkoj vëmendje”.

 

Published inLajme