Përgjaken rrugët e Shqipërisë! Ditën e sotme, 17 shkurt, janë shënuar pesë të vdekur nga aksidentet dhe gjashtë të plagosur.
Në orën 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, Gëzim Mucaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.