Skip to content

Për ta shpëtuar po paguhen qimet e kokës! Vijnë me urgjence mjeket italiane per Fatos Nanon, ja shpresa e vetme e tij

Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit dhe liderit historik te Partise Socialiste, Fatos Nanos, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.

Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.

Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.

Related article  Ngjarje e rende ne vend, ka viktima

Ndërkohë në spitalit privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS.

Ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali, gjatë diskutimit në “Top Story”, u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar e Fatos Nanos.

Ajo u spreh se Nano do të jetë gjithmonë lider për PS-në, teksa shtoi se ai është pjesë e historisë politike të vendit tonë.

Related article  Krizë brenda qeverisë! Pas arrestimit të Veliaj, Fuga bën lëvizjen e papritur

“Fatos Nano është një lider që për në socialistët do të jetë gjithmonë lider. Është një pjesë e historisë shqiptare, është një pjesë që shihet dhe është i pamohueshëm. Fatos Nano është një udhëheqës që bëri më të mirën e tij në një kohë të vështirë.

Related article  Lajmi i fundit, Arrestohet dhe lirohet pas disa oresh ish deputeti shqiptar, dalin detajet

Unë jam rikthyer pasi Fatos Nano ishte larguar nga qeverisja, pasi ka studiuar dhe jetuar në Kanada e Amerikë. Fryma liberale që ishte krijuar në PS që binte ndesh me frymën e agresiviteti politik që ishte në atë kohë.

Së bashku me transformimin e Tiranës, ky liberalizëm i Fatos Nanos dhe dëshirës për të ndarë pushtetit, ishin më së shumti që rrezatonin”, tha Spiropali.

Published inLajme