Skip to content

Pëllumb Pilinçi shpall “Qeverinë e re” në Vlorë, paralajmëron arrestime masive

Kreu i partisë “Shpresa Demokratike”, Pëllumb Pilinçi, ka ndërmarrë një hap të pazakontë, duke shpallur “Qeverinë e re shqiptare” në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Pilinçi, së bashku me 13 “ministrat” dhe 3 “drejtorët” e tij, mbajti një fjalim ku i shpalli “luftë” kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Pilinçi prezantoi “kabinetin” e tij dhe bëri deklarata të forta, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë arrestime masive në radhët e politikanëve, si të socialistëve ashtu edhe të demokratëve.

“Shqipëria do bëhet me kufi natyror”, akuza dhe premtime ekstreme

 

Pilinçi mbajti një fjalim plot me deklarata të papritura. Ai theksoi se “Shqipëria do bëhet me kufi natyror” dhe se territori i saj shtrihet “deri në Beograd”. Ai gjithashtu kritikoi flamurin e Kosovës, duke e quajtur atë “me flamur blu ngjyrë greke dhe kafe sebe”.

Kreu i partisë “Shpresa Demokratike” iu drejtua drejtpërdrejt banorëve të Vlorës, duke premtuar kthimin e djemve të tyre nga emigracioni. Ai akuzoi partitë politike për një “komplot” për të sjellë në Shqipëri popullsi të huaja dhe paralajmëroi se do të arrestohen “të gjithë 1240 deputetët që kanë vjedhur përgjatë këtyre viteve”, duke përfshirë si socialistët ashtu edhe demokratët. Ai gjithashtu shpalli krijimin e një “FBI shqiptare” dhe “drejtorinë e inteligjencës”, me qëllim që të vendosë rregull në vend.

Published inLajme