Të gjithë e kemi atë zërin e brendshëm, që në raste të caktuara e injorojmë. Intuita ose parandjenja është ai zë që na orienton për diçka që pritet të ndodhë.
E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan pedagogia Irena Myzeqari tregon se si intuita e paralajmëroi për një fatkeqësi natyrore. Ajo tregon se parashikoi një ditë para, tërmetin fatal të 2019-ës.
Katerina Trungu: Nuk ndjeve gjë tjetër përveç kësaj?
Irena Myzeqari: Jo vetëm kaq. Thjesht ajo ndjesia, unë e dëgjova dhe nuk u mora më me të. Dhe këtu dua të dal tek ajo pjesa që intuita të flet vetëm një herë dhe unë kam vënë re në disa situata. Ka qenë dhe një situatë tjetër në vitin 2022 kisha planifikuar dy udhëtime rresht. Duhet të shkoja në Serbi dhe pastaj të kthehesha dhe brenda dy orësh të merrja avionin për në Romë. Nisem për një konferencë kaloj para agjencisë turistike e shoh agjencinë dhe ai zëri më thotë “duhet të ketë një problem me linjën ajrore” dhe eci, thjesht e dëgjoj atë ide. Mbas gjysmë ore më merr agjencia dhe më thotë se avioni është anuluar dhe udhëtimi në Romë nuk bëhet. Kam filluar të kuptoj që ato zëra që unë i lë, pra nuk i dëgjoj ato janë intuita e vërtetë.
