Skip to content

PD merr kthesen rruges, kthen ne favor me vota nje nga qytetet e rendesishme (detajet)

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në qarkun e Lezhës, ku pas numërimit të 141 nga 245 qendra votimi, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) ka kaluar për herë të parë në avantazh, duke përmbysur rezultatin e deritanishëm ndaj Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ, PD–ASHM ka marrë deri tani 16,255 vota, që përfaqësojnë 43.93% të totalit, duke lënë pas Partinë Socialiste, e cila ka grumbulluar 16,066 vota, ose 43.42%. Diferenca është e ngushtë, me vetëm 189 vota, por mjaftueshëm për të shënuar një kthesë në garën e ngushtë në këtë qark të rëndësishëm politik, pasi tashme PD ka kater mandate, nder sa PS vetem 3 mandate.

Related article  Vritet 23-vjecari shqiptar me arme, dalin emri dhe detajet, babai i tij shprehet se...(FOTO)

📊 Rezultatet momentale për qarkun Lezhë (141 QV të numëruara):
PD–ASHM – 16,255 vota (43.93%)
PS – 16,066 vota (43.42%)
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA–SHB) – 2,229 vota (6.02%)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,028 vota (2.78%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 711 vota (1.92%)
Partia Mundësia – 426 vota (1.15%)
Lëvizja Bashkë – 174 vota (0.47%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 30 vota (0.08%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 28 vota (0.08%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 50 vota (0.14%)
Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota (0.02%)

Related article  Aksident i rëndë/ Autobusi del nga rruga dhe rrokulliset, plagosen 17 persona

🗳️ Analizë:
Kjo përmbysje e lehtë, por sinjifikative e PD-së në Lezhë, vjen si rezultat i një përqendrimi më të madh të votave në kutitë rurale dhe bastionet tradicionale të djathta.

Related article  “Kemi një derrkuc të vogël për kursime”/ Si aktronte çifti Veliaj-Xoxa vite më parë – VIDEO

Partitë e vogla si NISMA SHB, PSD dhe Mundësia po mbajnë gjithashtu rezultate të konsiderueshme që mund të ndikojnë në ndarjen e mandatit të tretë në këtë qark, në varësi të sistemit proporcional.

Published inLajme