Skip to content

PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Zyrtarizohet koalicioni me 26 parti. Emrat

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit është dorëzuar në KQZ pak minuta para mesnatës. Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronjat nistore “PD-ASHM”.

Bie në sy se PDIU e Shpëtim Idrizit ka arritur paktin me kryedemokratin Sali Berisha, duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partitë e tjera të koalicionit do të jenë PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut, PAA e Agron Dukës, PBDNJ e Vangjel Dules apo dhe PDK e Nard Ndokës.

Related article  'Te nderuara k*rva...' G Bani trondit ndjekesit me sinqeritietin e tij prej 12 pikash

Në deklaratën e partive që firmosën koalicionin thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë”.

Related article  Sa ditë jetë të shkurton nëse pi një paketë duhan

“Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në çdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.

Related article  'Vrasja e 18-vjecarit nga Kejsi dhe dashnori ne moshe' tronditin prinderit e viktimes: Prokuroria na beri presion per...

 

Published inLajme