Edhe pse kanë kaluar vetëm 1 muaj e pak nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, të shumtë kanë qenë Zarfat e Zi që kanë mbërritur brenda banorëve, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është eliminuar direkt me Zarf të Zi.
Edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gerta Gixhari mori Zarf të Zi, pas veprimit dhunues ku i hodhi dy herë alkool në sy Gjestit duke e bërë për spital, por sërish produksioni nuk vendosi ta eliminonte direkt, por e riktheu brenda natës sërish në shtëpi.
E duket se këto dënime të lehta që kanë patur Zarfat e Zinj, ia kanë humbur fuqinë që ka patur në edicionet e kaluara dhe duket se kjo ka sjell veç shtimin e agresivitetit, dhunës dhe ofendimeve mes banorëve brenda shtëpisë.
Pas spektaklit të djeshëm, ku ishte diskutuar pikërisht për një Zarf të Zi, ka ndodhur një tjetër skandal gjatë darkës mes banorëve. Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.
