Skip to content

Pasi u panë të afërt, Romeo dhe Heidi konfirmojnë rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, ja cfare kane bere

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, dy nga personazhet më të komentuar të sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duket se po i rikthehen vëmendjes së publikut – këtë herë jo për ndonjë projekt të ri, por për raportin e tyre personal.

Dyshja krijoi një lidhje dashurie gjatë spektaklit, e cila vazhdoi edhe për një kohë të shkurtër pas përfundimit të formatit.

Related article  E bujshme! SPAK godet dhendrrin e Majlinda Bregut, kush eshte milioneri, qe shpenzoi miliarda per Kejden

Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe ata e konfirmuan ndarjen pak javë më vonë, duke ndjekur rrugë të ndara edhe në jetën publike.

Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re disa sinjale që kanë rikthyer dyshimet për një pajtim të mundshëm. Romeo dhe Heidi janë parë në të njëjtin ambient publik – në koncertin e fundit të Dren Abazit – ku sipas dëshmitarëve, kanë shkëmbyer vështrime flirtuese. Video dhe foto nga ngjarja janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke ngjallur menjëherë komente nga fansat e tyre.

Related article  Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” kandidate për deputete, ja cilës parti i është bashkuar

Për më tepër, një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re: të dy kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që shpeshherë konsiderohet tregues i një afrimi të ri në marrëdhënie.

Related article  Për një pagesë të majme, Luana Vjollca merr drejtimin e reality show-t të njohur?

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike mbi statusin aktual të raportit, këto lëvizje kanë mjaftuar për të ngritur zërat e një rikthimi të mundshëm.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Romeo dhe Heidi do të konfirmojnë diçka më shumë në ditët në vijim (dyshojmë për këtë).

Published inLajme