Skip to content

Pasi Berisha e përdori për të sulmuar Jorida Tabakun, Adriana Kalaja ‘e pret në besë’, i bën goditjen e papritur

Adriana Kalaja, një nga figurat më të zhurmshme dhe luftëtare të opozitës në vitet e fundit, ka njoftuar tërheqjen e saj të përkohshme nga politika aktive dhe angazhimi në Partinë Demokratike. Ajo e justifikon këtë vendim me mungesën e reflektimit dhe analizës së humbjes së zgjedhjeve të 11 majit nga lidershipi i PD-së.

Pasi u sul në mënyrë të përsëritur nga vetë eksponentë të partisë dhe sidomos pasi nuk arriti të bëhej deputete, Kalaja filloi të drejtojë akuza ndaj kolegëve, përfshirë Jorida Tabakun, të cilën e akuzoi për manipulim dhe vjedhje votash brenda partisë. Kalaja nuk kurseu as figura të tjera të PD-së si Shkëlqim Hoxha, ndërsa kritikat më të ashpra i drejtoi ndaj vetë Sali Berishës, me të cilin ishte bashkuar që më 19 maj 2021.

Në një mesazh publik, Kalaja shkruan:
“Përshëndetje njerëz të mirë,
Duke ju falënderuar për gjithë kontributin dhe përkushtimin tuaj në këto zgjedhje dhe jo vetëm, kam vendosur të mos marr pjesë në takimin e sotëm. Pa mohuar se përulem para punës dhe mbështetjes së secilit prej jush, nisur nga fakti se unë politikën e shoh si moral dhe se i jam bashkuar Berishës që më 19 maj 2021 pa asnjë interes dhe pa asnjë përfitim nga 8 vitet e pushtetit të tij, gjykoj se farsa po vijon dhe tallja me demokratët po ashtu.

Related article  I thanë se kishte vdekur! Nëna përqafon për herë të parë pas 42 vitesh, djalin e rrëmbyer që në lindje (VIDEO)

Arsyetoj se, duke mos hequr dorë nga denoncimi i masakrës zgjedhore, nëse nuk fillojmë analizën nga vetja, duke marrë jo vetëm përgjegjësitë por edhe zgjidhjet, pasi çfarë ndodhi e dinim dhe e kemi parë edhe në zgjedhje të tjera, do të shohim të njëjtin skenar edhe në vitin 2029 – sepse pikësynimi i Ramës është “Shqipëria 2030”. Ndërkohë, pa hyrë në skandalin që ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnjë masë, argumentoj se nuk legjitimohem të ngrihem kundër banditit Rama, kur një i ngjashëm me të, si Shkëlqim Hoxha, më vjedh votat brenda partisë

Related article  Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët dhe personi që i vodhi 100 mijë euro

Nuk mund të flas kundër Sara Mile-s e Sudeve të PS-së, kur Sude Tabakut ia mbushën kutitë me vota regjimi i Edi Ramës.

Normalisht, me barbarinë e Kodit të propozuar nga disa dështakë që Berisha i bëri deputetë – dhe askush nuk mban përgjegjësi – por mbi të gjitha me mosreagimin e Berishës dhe strukturave drejtuese për të parandaluar një konflikt të brendshëm që na çoi drejt humbjes. Për të mos thënë me bekimin e tyre (disa prej tyre).

Ndaj, duke ju kërkuar edhe njëherë ndjesë nga thellësia e zemrës dhe duke shprehur mirënjohjen time për secilin prej jush, nuk mund të vijoj të bëhem pjesë e një teatri absurd. Minimalisht, të gjithë ne që kontribuuam për mandatet e atyre që na zgerdhihen në hu e në gaz, që çfarë nuk na akuzuan, duhet të na kërkojnë falje.

Related article  Ndjekësit dyshojnë raportin mes Mateos dhe Brikenës?

Do të rikthehem të kontribuoj njësoj në PD kur Berisha të riorganizojë nga e para partinë, jo bazuar në miqësi e qoka, por në kontributet dhe meritat e gjithsecilit. Deri atëherë, ju uroj më të mirat për ju dhe familjet tuaja.”

Largimi i Kalasë shihet një shenjë e tensioneve të forta të brendshme në radhët e Partisë Demokratike, veçanërisht pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit. Ajo përfundon mesazhin e saj me një falënderim për mbështetësit dhe bashkëpunëtorët, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen.

Published inLajme