Skip to content

Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga

Teksa Antonela Berisha rrëfeu detaje nga sulmi brutal ndaj Klea Prengës, kjo e fundit ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.

Pas kësaj interviste, Klea Prenga ka bërë një reagim. Ajo ka postuar një foto me mbishkrimin:

Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!

Rikujtojmë që pak kohë më parë, dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, sulmuan Klea Prengën duke i lënë plagë të thella në fytyrë, një ngjarje që krijoi një zhurmë të madhe kudo nëpër rrjet.

Çfarë ndodhi:

Plas sherri në restorant, e reja goditet me gotë në fytyrë, shpërthen në akuza ndaj ish-banores së BBV

Një vajzë, Klea Prenga, ka publikuar në profilin e saj Instagram, disa pamje të rënda të fytyrës së saj të shpërfytyruar, ndërsa pretendon se është sulmuar me gotë në një restorant dhe sipas saj urdhri është dhënë nga ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela.

Në postimin e saj, ajo shkruan se policia po heton ngjarjen, ndërsa ka publikuar dhe një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër me prefiks italian pas sulmit, ku shkruhet se “dhuratën e ke nga Marinela Berisha, jo Antonela Berisha”.

Related article  Pse íka nga pùshtèti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbùlon gjíthcka!

“Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore”, shkruan ajo ndër të tjera në reagim.

Ndërsa në fotot e publikuara, Klea Prega shihet që ka marrë dëmtime të rëndë në fytyrë, pasi goditja, sipas saj me gotë, i ka shkaktuar çarje të thella.

“Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Related article  LAJM I FUNDIT - Gjykata e Hagës merr vendimin për Thaçin dhe të tjerët

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Related article  "Edi Ramën nuk e ka lënë truri...", Habit gazetari 'ushtar' Muça: Ai deshironte të rrinte me Zahon, ja pse po reagon ashtu

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

Published inShowbizz