Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.
Ndërkohë, disa orë më parë, familja e Loredanës ka postuar një foto të banores ku shkruhej:
Dashuria dhe forca shpesh shkojnë dorë për dore. Të duash dikë dhe të qëndrosh vetvetja është guxim. Mënyra si flet është pasqyrë e udhëtimit dhe rrënjëve të saj, dhe askush nuk duhet të gjykohet për atë që është. Në një shtëpi si Big Brother, ku çdo gjë analizohet dhe paragjykohet, është e rëndësishme të kujtojmë se diversiteti dhe veçantia janë pasuri, jo arsye për përbuzje. Le të mësojmë të shohim përtej paragiykimeve dhe të respektojmë njerëzit për guximin e tyre.
I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, Jozi tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua. Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.

