Skip to content

“Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre”, Nora Malaj: Momenti kur sheh ikonën tënde…

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ka shkaktuar shumë bujë pas shfaqjes së saj në një televizion amerikan.

Teksa foli për Simakun, Malaj u shpreh se Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre, që ishte shumë e madhe.

Ndërsa gazetari Ervin Kurti, u shpreh se nuk ikona e muzikës shqiptare ka disa vite që ka qenë në atë situatë.

Malaj: U përballëm ne me realitetin. Ka dy momente në përjetimin që ndjen njeriu. Nga një anë kemi këtë që u krijua në perceptimin tonë, dhe e dyta që është larguar dhe duhet të respektojmë zgjedhjen e saj. Momenti kur përballesh dhe sheh këtë ikonën tënde që është një qenie njerëzore, atëherë kupton kush është realiteti.

Related article  Konflikt i rëndë në Tiranë: 21-vjeçari plagoset rëndë, i pritet veshi

Kurti: Nuk është ‘okay’ që një personazh të flejë rrugëve. Këtu ka diçka që nuk shkon. Ka disa vite në këtë situatë, unë po bëj 12 vite që e dëgjoj këtë.

Related article  Hiqet si mik i Ramës, Macron i jep goditjen e rëndë Shqipërisë!

Malaj: Parashqevia është një grua e bukur edhe sot. Kur ishte e re ishte një vajzë sharmante, kishte një lloj pastërtie brenda. Ajo Parashqevia e pastër i qëndronte asaj buzëqeshjes së saj. Ajo i vuri veten disa prioritete. Ajo arriti nivelin që fitonte çmimet e para. Midis suksesit dhe mbushjes ka një hapësirë të madhe. Unë mendoj që Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre. Një ëndërr që donte të bëhej shumë e madhe, në kuptimin e një jete që do dëshironte.

Related article  A duhej nxjerrë Parashqevi Simaku nga “korniza e artë” e artistes… në një grua të pastrehë?! Egoizëm apo solidarizim?!
Published inShowbizz