Skip to content

Parashikimi i motit, temperaturat zbresin deri në -7°C

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin verilindor dhe juglindor, por nuk priten reshje.

Related article  Shqipëria 'pushtohet' nga të huajt, por pas kësaj rritjeje fshihen probleme serioze. A jemi në rrezik?

Ndërsa nëpër lugina do të ketë mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori.

Related article  LAJM I FUNDIT – Goditet me thikë 41-vjecari - Detajet e para

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Related article  Kush e kontrollon vërtetë shtetin? Dëshmia tronditëse e bosit të krimit në GJKKO
Published inLajme