Skip to content

Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se dita e mërkurë do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare vetëm në relievet malore në lindje dhe në jug të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet mund të arrijë deri në 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale dhe parashikimet për qytetet kryesore

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlera që arrijnë deri në 42°C. Më poshtë gjendet parashikimi i detajuar për disa prej qyteteve kryesore:

Qyteti Temperatura (°C) Moti
Shkodër 25/42 Diell
Kukës 19/38 Diell pak re
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 26/40 Diell pak re
Vlorë 22/36 Diell
Sarandë 21/35 Diell
Gjirokastër 16/41 Diell pak re
Korçë 18/33 Diell pak re
Published inShowbizz