Mëngjesin e ditës së mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Parashikohet mot i kthjellët, por me vranësira mesatare, të cilat do të shtohen në orët e mesditës kryesisht në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit.

