Skip to content

Parashikimi i motit për ditën e Diel

Shqipëria do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të fillojnë nga orët e mesditës dhe do të zgjasin deri në orët e vona të pasdites.

Këto vranësira të dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, kryesisht në relievet kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar, priten shtrëngata si dhe reshje breshëri, veçanërisht në zonat malore.

Related article  E papritur/ Ish-kryeministri jep dorëheqjen si deputet

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës do të rritet deri në 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet të jetë 1-2 ballë, çka i bën detet të qeta.

Related article  I riu gjendet i pajete, dyshimet

Më poshtë paraqiten parashikimet e temperaturave për qytetet kryesore:

QYTETI TEMPERATURA NË °C PËRSHKRIMI
Shkodër 22/35 Diell, pak re
Kukës 17/34 Diell, re, pak shi
Lezhë 18/34 Diell, pak re
Dibër 16/32 Diell, re, pak shi
Durrës 19/34 Diell, pak re
Tiranë 22/35 Diell, re, pak shi
Elbasan 21/36 Diell, re, pak shi
Berat 18/36 Diell, pak re, pak shi
Vlorë 21/33 Diell, pak re
Korçë 16/28 Diell, pak re, pak shi
Gjirokastër 16/35 Diell, pak re, pak shi
Sarandë 20/33 Diell, pak re
Related article  'Buke mikut. barut armikut'! Zgjimi i Kanunit! Pleqnia e bajraktarëve ne THETH mblidhet urgjentisht për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit
Published inShowbizz