Në një debat në “Opinion” në Tv Klan midis Berat Buzhalës dhe Redi Shehut mbi sulmet e Izraelit ndaj Gazës. Sipas Shehut, Izraeli ka ndikim në të gjithë rajonin dhe nuk shpëton as Egjipti nga kjo.
Buzhala është mosbesues, por analisti e siguron se nëse sulmet ndaj Iranit rezultojnë në fitore për Izraelin, më pas do të jetë radha e Turqisë dhe Arabisë Saudite. Shehu thotë se plani Izraelit është “Izraeli i Madh”.
Redi Shehu: Ai po thotë pse s’ka ardhur për 17 vite dhe pse s’kanë ardhur ushqime në Gaza. Sepse zotëri, ai zotëria aty është vënë në pushtet përmes masakrës…
Berat Buzhala: Ah, edhe ai qenka terrorist?
Redi Shehu: Po s’e njeh historinë pra, çfarë të them unë tani? 2012 dhe 2013 u kthye në pushtet me një grusht shteti, u vranë 4000 vetë në shesh, të mbështetur nga Izraeli.
Berat Buzhala: Izraeli tani e paska edhe Egjiptin nën kontroll?
Redi Shehu: Akoma s’e ke kuptuar që Izraeli është strumbullari?
Berat Buzhala: Edhe Arabinë Saudite?
Redi Shehu: Shumë shpejt do të fillojë edhe me Arabinë Saudite. Po të them, ma regjistro këtë: në qoftë se Izraeli ka sukses me Iranin, ta supozojmë që e fiton luftën me Iranin, shumë shpejt do të fillojë me Turqinë dhe Arabinë Saudite sepse Izraeli e ka në doktrinë. “The Greater Israel” është ai që fillon nga lumi Nil deri në Eufrat.
Blendi Fevziu: Nga Nili deri në Eufrat është e pamundur!
Redi Shehu: Është e pamundur? Për Izraelin asgjë nuk është e pamundur!