Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të martë në një gjimnaz në qytetin e Librazhdit, ku një nxënës 18-vjeçar ka humbur ndjenjat papritur gjatë zhvillimit të orës së mësimit.
Menjëherë pas incidentit, i riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit. Gjatë kohës që po merrte ndihmën mjekësore aty, ai humbi sërish ndjenjat, duke vënë në alarm stafin mjekësor.
Për shkak të gjendjes së tij, i riu u nis menjëherë drejt Spitalit të Elbasanit për mjekim më të specializuar. Mjekët pritet të japin më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore dhe për të përcaktuar nëse humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e ndonjë helmimi apo vuan nga ndonjë sëmundje e panjohur.