Skip to content

(Pamjet nga aksioni) Përplasje me policinë, arrestohen shqiptarët – Detajet

Një incident i dhunshëm me armë ka ndodhur jashtë një klubi nate në Pire, Greqi, duke rezultuar në arrestimin e 12 personave. Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe grekë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të dy grupeve kriminale rivale, dhe mes tyre ndodhet edhe një punonjës i policisë.

Arrestimet u kryen në kuadër të një hetimi të detajuar të ndërmarrë nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti i Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës në Greqi. Ngjarja daton në 29 shtator 2024, kur dy grupe kriminale, secili i përbërë nga të paktën 6 persona, u përfshinë fillimisht në një përleshje fizike. Konflikti më pas eskaloi në shkëmbim zjarri mes palëve.

Pas hetimit dhe kontrolleve të kryera në banesa dhe vende të tjera të lidhura me grupet, autoritetet greke kanë mundur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sërë provash, duke përfshirë:

  • 1 pistoletë me 1 karikator dhe 10 fishekë
  • 1 revolver me 6 fishekë
  • 1 armë gjahu
  • 14 thika të ndryshme
  • 3 automjete dhe 1 motor
  • 175,470 euro cash
  • Marijuanë (2.4 gram)
  • Tableta anabolike
  • Veshje dhe sende të tjera të përdorura gjatë përplasjes

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës (për punonjësin e policisë) si dhe shkelje të ligjeve në lidhje me armët dhe drogën. Autoritetet greke kanë njoftuar se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht të gjithë fushën e aktivitetit kriminal të këtyre dy grupeve.

Published inLajme