Skip to content

Pamje të jashtëzakonshme! Mjekët vijojnë operacionin edhe gjatë tërmetit 8.8 ballë – VIDEO

Pamje të jashtëzakonshme janë shpërndarë nga kamerat e sigurisë në Qendrën Onkologjike të Kamchatkas, duke treguar momentin kur një ekip mjekësh dhe infermierësh vazhdon një ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse rajoni goditej nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter.

Në video shihet qartë sesi stafi mjekësor ruan qetësinë dhe profesionalizmin e tij. Ata nuk ndërpresin operacionin pavarësisht lëkundjeve të forta që tronditën sallën. Ekipi vepron menjëherë për të mbrojtur pacientin në tavolinën e operacionit, duke refuzuar të largohet nga salla, ndonëse situata paraqitej me rrezik të lartë për jetën e tyre.

Related article  E rende! I riu hyn në shtëpinë e fqinjës së moshuar dhe e... (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas, Oleg Melnikov, ndau pamjet në kanalin e tij zyrtar në Telegram, duke vlerësuar lart vendosmërinë dhe guximin e ekipit: “Pavarësisht rrezikut, mjekët qëndruan me pacientin. Për momentin, pacienti është në gjendje të mirë. I falënderoj dhe i admiroj specialistët tanë për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme nën presion,” shkroi ministri.

Related article  'Djali im nuk e ka...’, Grida Duma ben rrefimin e forte per djalin pas vdekjes se ish burrit

Ky akt heroizmi shërben si dëshmi e përkushtimit të stafit mjekësor, duke treguar se si profesionalizmi dhe kurajoja mund të triumfojnë edhe në kushtet më ekstreme dhe të rrezikshme.

Published inLajme