Skip to content

Pak orë nga heshtja zgjedhore, kampi rozë dhe blu gati për takimin përmbyllës në Tiranë! Cfare pritet te ndodhe

Pasditen e sotme Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbajnë në kryeqytet takimin e fundit elektoral para zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke përmbyllur këtë muaj fushate e duke i lënë vend heshtjes zgjedhore para ditës finale.

PS ka njoftuar mbylljen e fushatës këtë mbrëmje në orën 19:00, ndërsa nga ana tjetër PD ka njoftuar takimin e fundit elektoral po ashtu në orën 19:00.

Related article  Horoskopi javor - Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Gazetarët e Top Channel Muhamet Veliu dhe Elda Menga kanë sjellë pamjet e skenës së kampit rozë dhe blu, pak orë para takimin, duke bërë përgatitjet e fundit.

PS takimin do ta zhvillojë takimin te Parku Olimpik, ndërsa PD te Bulevardi i ri.

Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave që partitë e vogla do të mund të marrin në qarqe të ndryshme, i kombinuar me faktin se shumë prej këtyre votave nuk do të mund të prodhojnë mandate, duke mundësuar më shumë mandate me më pak vota për dy grupimet e mëdha.

Related article  LAJM I FUNDIT – Shpërthim me tritol biznesit – Kush janë pronarët dhe e kaluara e dyshimtë - Detajet

Rezultati i zgjedhjeve të kaluara tregon se me 49% të votave, Partia Socialiste arriti të sigurojë 74 mandate, por katër nga këto mandate erdhën drejtpërsëdrejti si pasojë e garimit veçmas të PD-së dhe LSI-së. Tani që këto dy parti garojnë bashkë, nëse rezultati i vitit 2021 del i njëjtë, PS bie në 70 mandate.

Related article  Trondit Presidenti i Izraelit, Netanyahu: Pres vetëm 60 ditë, pastaj …
Published inLajme