Skip to content

‘Pa mua PS shkon ne ps’ Nje bisede epike me deputetin e PS Taulant Balla

SYri televizion ka improvizuar nje bisese mes Iriqi dhe Taulant Balles, ku ngrihet diskutimi sesi fitoi Partia Socialiste mandatin e katert edhe me thelle se tre mandatet e tjera, kuptohet me shaka dhe ironi.

Iriqi:-Masakër zgjedhore quhen këto zgjedhje. Pse kështu?
Balla:-Pa këtë masakër ne nuk kapnim as 20% të votave. Humbnim pushtet, kupton?

Iriqi:-Po pse me vjedhje do e merrni qeverisjen?
Balla:-Po me se? Me pushkë? Kush të lejon? S’t’i njeh kush votimet. Ndërsa me zgjedhje të vjedhura e kalojmë lumin.
Iriqi:-E si?
Balla:-Do lavdërojmë OSBE, do premtojmë korrigjime, do japim ca koncesione e fap dalim matanë.

Iriqi:-Po dhe me diasporën keni bërë namin.
Balla:-Atë e bëra unë. Emigrantët tanë robtohen në punë. T’ua mbush unë fletët, u thashë. Ok, po mos lodhesh, më thanë. E dy javë vët e vët e vët mbusha mijra. E kisha lehtë se veç te një kolonë vija kryq. Te pesa. Nga fundi i çdo dite shënoja ndonjë dhe te njëshi e te ndonjë tjetër.

Related article  E rëndë/ Gjendet trupi i pa jetë i një personi në një depo uji

Iriqi:-Pra i fitove ti zgjedhjet?
Balla:-Dihet. Pa mua PS shkon në ps.
Iriqi:-Po nuk i bëre mirë llogaritë se nga numërimi dolën më shumë vota se votues. Pse?
Balla:-Se padashje u hapën dhe kuti me vota të zgjedhjeve që do bëhen në vitin 2029. Nga që punojmë me pllane 5-vjeçarë ne si shoku Enver.

Related article  Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse - Detajet

Iriqi:-Po në atdhe që nuk ishe ti prapë shumë mandate morët.
Balla:-Brenda vendit është më lehtë. Ka ca vite që kemi vënë “TAKSËN E VOTËS”.
Iriqi:-E ç’është kjo taksë?
Balla:-Kushdo që ndërton një pallat siguron për ne 50 vota për kat. AI që merr koncesion e ka 500 vota. Fshati turistik 300 vota dhe e detajuar. Ndryshe të kapim në shkelje psh për kate pa leje, për defekte të kontratës së koncesionit, për fshat turistik mbi pronë të vjedhur. Pra që para votimeve e dimë saktë sa vota marrim.

Related article  Meteorologia Porja jep parashikimin e bujshëm: Ja ç'na sjell fundjava

Iriqi:-Kështu sa kohë do të vazhdoni?
Balla:-Ne duam shumë, por varet nga USA. Atje na ka ngec sharra. Se as gjys urimi s’na kanë bërë deri tani. Më parë na lavdëronin pa nisur numërimi.

Iriqi:-Po ju do Evropa ama?
Balla:-Evropës i duhemi për ca burgje emigrantësh. Nuk na duan dhe ata. Po si kazan plehrash që jemi na hedhin ndonjëherë krahun në qafë. Ama gishtin e kanë gati të na i ngulin sapo të fryjë pak erë e ftohtë nga Ëashingtoni.

Iriqi:-E po fryu ndonjë murlan?
Balla:-Do kapërxejmë kufirin me lebeti e duke klithur, aman o zot na bëj derman!

Published inLajme