Skip to content

‘Ose ne, ose ju!’ Protesta e eger ne rruge, banorët sjellin me vete një arkivol, perplasen fort me policine (video)

Banorët e fshatit Hotolisht dolën sot në një protestë për të kundërshtuar projektin e zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, i cili sipas tyre kërcënon të shkatërrojë shtëpitë, tokat dhe jetën e komunitetit.

Në protestë kanë dalë edhe fëmijët dhe gjimnazistët, ndërsa më parë kishte edhe tensione me punonjësit e policisë. Banorët në një shenjë simbolike kanë sjellë me vete edhe një arkivol ndërsa në pankarta shkruhet: Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!

Related article  E papritur! Aktori i njohur shuhet në moshë të re

“Institucionet vijojnë të heshtin ,asnjë reflektim dhe asnjë dialog. Jemi të detyruar të shprehim një protestë me simbolin e shtëpisë së fundit për ne, arkivolin.

Related article  LAJM I FUNDIT – Merret i pandehur zyrtari i lartë - DETAJET

Komuniteti do të reagojë në mënyrën e tij. Ne deklarojmë qartë, kush tenton të prekë Hotolishtin pa një marrëveshje të ndershme me banorët, do të shtyjë situatën në një rrugë pa kthim.

Related article  Rama tmerrohet nga heqja e Non Grata per Berishen, me fjalor te ndyre ne mitingun e grave: K*qet e tyre

Pa dhunë, por me vendosmëri absolute. Ne kërkojmë zgjidhje pa kosto sociale. Duam vendin tonë dhe jemi të gatshëm ta mbrojmë me çdo mjet ligjor. Nesër mund të jetë shumë vonë”, u shpreh një prej banorëve në fjalën e tij.

Published inLajme