Skip to content

Operacioni “Ura”, gazetarja: U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës së…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali, i cili ka goditur një grup të fuqishëm kriminal me bazë në zonën e Shijakut, që merrej me trafikim të drogave të forta e pastrim parash.

Në emisionin “Opinion” Lala e ka quajtur operacionin e zhvilluar si një nga goditjet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme që nga nisja e funksionimit të saj.

“Unë nuk do ta quaj një grupim kriminal, por do ta konsideroja një nga goditjet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme që nga nisja e funksionimit të saj në këndvështrimin tim. Ideja është që unë do ta konsideroj organizatë kriminale se ka të bëjë me një grupim kryesor dhe disa nëngrupime.

Related article  Ditari i prostitutës moldave, çfarë më bëri shqiptari nuk do ta harroj kurrë

Nuk janë përdorur vetëm përgjimet e Sky Ecc apo EncroChat në këtë rast janë edhe tre bashkëpunëtorë të drejtësisë, një ndër të cilët edhe Nuredin Dumani, i cili ka folur për herë të parë atëherë kur nuk ishte zbërthyer Sky Ecc në lidhje me aktivitetin e këtij grupimi. Janë disa personazhe kryesorë që konsiderohen…”, thekson gazetarja.

Related article  “Nuk ndalemi” - Rama jep “ultimatumin” e fortë për…

Lala shprehet se në oborrin e banesës së një prej personazheve kryesore në grupin e Durrësit që u godit nga ky operacion një vit më parë është gjetur e groposur një shumë prej 3 milionë euro cash.

“Kush janë personazhet kryesor në grupin e Durrësit? Bëhet fjalë për Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës, i cili e shoh në dosjne hetimore si figura qëndrore, pra grosisti kryesor.

Jeton në Durrës. Në oborrin e një prej banesave të tij është gjetur shuma prej 3 milionë Euro kesh vitin e kaluar. Është gjetur e groposur. Është fakt!”, shprehet gazetarja Lala.

Related article  Përmbytjet nga shiu iu marrin jetën 7 personave, mes tyre një 3-vjeçare dhe motra e saj 11-muajshe

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Ura”, janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri e Itali, prej të cilave 40 janë ekzekutuar. “Ura” u finalizua në orët e para të kësaj të mërkure, si rezultat i një hetimi të zhvilluar me skuadër të përbashkët hetimore mes SPAK dhe prokurorisë italiane. 21 prej masave të sigurisë u lëshuan në Shqipëri.

Published inLajme