Analisti Kastriot Aliaj godet ashpër “non-gratën” Sali Berisha, duke e cilësuar si arkitekt të konflikteve, regjisor intrigash dhe prodhues të pandalur të gënjeshtrave e alibive që kanë helmuar tranzicionin politik të Shqipërisë për 34 vite.
Në analizën e tij për gazetën “SOT”, Aliaj zbardh lidhjet e hershme të Berishës me UDB-në përmes bashkëshortes Liri, rrënjët e familjes së saj në strukturat jugosllave të inteligjencës, si dhe rolin e tij në disa nga ngjarjet më të errëta të historisë së afërt – nga Gërdeci e 21 Janari, tek pasurimi mafioz i familjes me gjoba milionëshe ndaj investitorëve të huaj.
Ai tregon edhe për takimin e Berishës në Rinas me liderin palestinez Jaser Arafat, ku ky i fundit e kërcënoi me eliminim fizik nëse nuk dorëzonte municionet e premtuara.
Sipas Aliajt, mbi Berishën rëndojnë dhjetëra afera, mashtrime e krime që kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e SPAK, për t’i dhënë fund njëherë e mirë “fabrikës” së ligësive që po mban peng demokracinë dhe opozitën shqiptare.
Më poshtë po pasqyrojmë analizën e plotë të Z. Aliaj, ndërkohë që theksojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Analiza e plotë për gazetën “SOT” e analistit Kastriot Aliaj
“Kemi 34 vjet tranzicion që dëgjojmë çdo ditë alibi e gënjeshtra që prodhon ”fabrika” e demagogjisë së kotësive berishiste. I shfaqur në vitet e para të tranzicionit, nga hiri i zhuritur i diktaturës si ”Feniks” i demokracisë, çdo ditë ia bën si CRISPINUSI (një njeri me anatomi destruktive, i neveritshëm dhe i mërzitshëm që nuk dëgjohet më). I
mbetur në qafë të shqiptarëve, si një fosile e komunizmit, vazhdon të spekulojë me alibi e gënjeshtra, të prodhuara nga ”fabrika” e tij, me subjekte iluzore të kategorisë narciste, që trazojnë mendjet e përhumbura të shoqëruesve të tij.
Të çudit fakti që ky njeri i pakorrigjueshëm dhe i pandreqshëm, akoma nuk po bindet se koha e tij si arkitekt i konflikteve të egra, si ”skenarist dhe regjisor” intrigash, improvizues i ngjarjeve ireale, që ka nxitur vetëm armiqësi e urrejtje, ka përfunduar.
Si një vullkan aktiv në veprim, duke mos u bindur për ngjarjet tragjike që ka lënë pas, me dosjet e zeza e kallëzime të panumërta që shtohen çdo ditë, e ka konsumuar figurën e njeriut nekrofil, që mendon e vepron në kundërshtim me realitetin përjetues, vetëm për të nxitur ligësi, për shkatërrim e shfarosje.
E të gjitha këto sjellje e qëndrime të natyrës narciste e kanë udhëhequr për të shtrembëruar çdo marrëdhënie me demokracinë, duke e larguar atë nga parimet dhe rregullat mbi të cilat funksionon.
Përdorimi i kësaj fjale për t’u maskuar si agjent i UDB, është shfrytëzuar si një inflacion gjuhësor, kur në fakt doktrina e tij përfundoi në faliment politik e moral.
Ajo, me gjithë ilustrimet e tij për të mos u prekur në drejtimin e shtetit dhe opozitës, u shndërrua në farsë që errësoi kujtesën, por edhe shpresat e të ardhmes së opozitës së shkatërruar.
Fjala demokraci për ”non graten”, ka mbetur një emër i rremë e mbuluar me alibitë e tij, të prodhuara në ”fabrikën” e gënjeshtrave. Demokracia për të cilën luftuan dhe sakrifikuan të rinjtë e lëvizjes studentore në vitet 1990-91, e ngarkuar me histori dhe gjak, u kthye në etiketë ceremoniale nga trashëgimtarët e komunizmit.
Ajo u riciklua duke u përdorur në podiume e intervista, nga politikanët e të dy krahëve të kësaj epoke, deri edhe tek statuset e Facebook-ut dhe TikTok-ut, që po i shërbejnë ”non grates” si certifikatë e rreme patriotizmi.
Këtë fjalë, ata që trashëguan partitë, e përdorin sot për të kujtuar emra që nuk jetojnë më, apo që morën arratinë nga vendosja e ”non grates” në krye të PD.
Në këto vite kjo fjalë u bë pronë publike, në kuptimin më të keq, ku brenda saj gjetën strehim krimi dhe korrupsioni, nga drejtuesit e deritanishëm në krye të shtetit, të cilët i ka mbuluar inflacioni i ligësive dhe i poshtërsive politike.
Fjala demokraci po përdoret si reklamë fiktive, apo si çmimet e mallrave sezonale që kalojnë çdo cak të mesatares evropiane, duke humbur çdo vlerë që gëzon në botën demokratike në Perëndim.
Brenda PD u fut djalli Berisha me vulën e Kainit, pa kurrfarë dinjiteti njerëzor e moral. I gatuar me ligësi e destruktivitet irracional, ku pa pikë turpi e quan 21 Janarin krim pa dashje, ai aspiron dhe nxit mbështetësit e tij për shkatërrim e shfarosje të ndryshimeve demokratike. Stili i punës së tij i pandryshueshëm është akoma i fokusuar tek vetja, si një shqetësim ndër vite nga koha e drejtimit të shtetit.
Të shprehurit në mediat mbështetëse të tij, të cilat i vijnë pas vullnetit, promovon tendencat e personalitetit vetjak, të cilat kanë kapërcyer kufijtë logjikë të një politikani normal, duke shkuar tek shprehja anormale që e karakterizon.
Duke qenë se ka vuajtur sëmundje mendore, ka kaluar në fazën patologjike, që është kthyer në një shqetësim funksional dhe paaftësi psikoshoqërore.
Këto tipare të tij të personalizuara përbëjnë triadën e errët të tij, që së bashku me psikopatinë subklinike, po na kujtojnë Machiavelizmin.
Kjo figurë e mbetur si një virus i pashërueshëm në shoqërinë tonë karakterizohet nga adhurimi i jashtëzakonshëm për veten dhe mungesa e empatise ndaj të tjerëve.
Pasurimi mafioz
Çfarë kërkon të dijë më shumë SPAK, si dhe mbështetësit naivë të opozitës, që po mbahet peng prej marrëzive të tij, të cilët nuk e hedhin nokaut, si një qenie pa asnjë vlerë, që është bërë barrikadë e ndryshimeve demokratike?
Çfarë pret opozita për t’i bërë spektralizimin e profilit të tij, i cili po bën çdo përpjekje të mposhtë çdo akuzë, për t’i shpëtuar gjykimit të drejtësisë? A e di opozita dhe aq më keq SPAK, se mbi figurën e tij rëndojnë 50 afera, mashtrime, skandale, krime, që mbajnë vulën e tij?
Si pajtohet opozita me qenien e tij influente në politikë, kur kërkon të lërë në krye të PD Argitën, gjobëvënëse me miliona euro investitorëve të huaj në kohën e sundimit të tij?
A e di SPAK dhe opozita, se e gjithë familja e Sali Berishës i ka rrënjët tek UDB? A e di opozita dhe SPAK, se Sali Berisha është martuar me serbo-malazezen Sllobodanka, që me t’u martuar me Saliun u konvertua në myslimane duke marrë emrin Liri?
Por historia e kësaj familjeje ka shtrat më të gjerë, sepse Liria është vajza e Rexhep Ramës, ish-student në Beograd, i cili me prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë më 1948, nuk u kthye në Shqipëri, por u rekrutua nga UDB.
Ndërsa e ëma e Lirisë ka qenë motra e koloneles së UDB Milica, më parë gjatë LDB ishte oficere e OZNA-s (pararendëse e UDB). Kjo zonjë, tezja e Lirisë dhe gruaja e Sali Berishës, kolonele e UDB, ishte mbështetëse e Rankoviçit dhe operacioneve për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.
Gërdeci dhe kërcënimi me jetë ndaj Berishës
Djali i Milicës dhe vëllai i bashkëshortes së Saliut, Lirisë, gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltari ekonomik i Millosheviçit, kur Saliu furnizonte nëpërmjet liqenit të Shkodrës me naftë ushtrinë serbe.
Por historia e marrëzive të kësaj familjeje nuk mbaron këtu, sepse çdo ditë vijnë informacione që hedhin dritë mbi krimet e shumta, mbi Gërdecin, mbi gjyqin e zhvilluar në Florida në ngarkim të Shkëlzen Berishës, i cili akuzonte shkrimtarin amerikan Guy Laëson për librin ”Armet dhe Çunat” ku pasqyrohen të gjitha ngjarjet në veprimtarinë mafioze të Gërdecit.
Në grupin mafioz të Gërdecit, përveç trafikantëve amerikanë të municioneve Diverollet, anëtarë të asaj tragjedie nuk kanë qenë vetëm Fatmir Mediu e Shkëlzen Berisha, por edhe vajza e Fahri Balliut.
Por edhe vetë Saliu është pjesë e trafikimit të municioneve me Palestinën, sepse është takuar në Rinas me kryetarin e OÇP Jaser Arafat, kur ishte gjallë me seli në Tuniz, i cili ka komunikuar për një orë me Saliun, duke e kërcënuar se nëse nuk i viheshin në dispozicion premtimet për municionet, do ta zhdukte fizikisht.
Këto e të tjera marrëzi, siç duket nuk po i bëjnë përshtypje SPAK-ut, i cili duhet të veprojë pa humbur kohë, që Saliu të mos llomotisë në mediat e tij broçkulla, por të izolohet dhe prangoset, sepse këtë kërkon shoqëria shqiptare, të cilës i ka shumë borxhe për krimin ekonomik, por mbi të gjitha për marrje jete njerëzish. Atëherë deri kur?”, shprehet analisti Aliaj për gazetën “SOT”.
