Skip to content

Operacion si në filma, kapet “transportuesi” me kallashnikovë / Publikohen pamjet

Policia e Tiranës, nëpërmjet një operacioni të befasishëm të koduar “Tuneli”, ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili po transportonte dy armë zjarri automatike nga Burreli drejt Tiranës. Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi morën informacion se një person po qarkullonte me armë në automjet.

Related article  Del nga spitali Nuredin Dumani - Detajet

Detajet e arrestimit dhe hetimet

I arrestuari është Ardit Doçi, banues në Burrel. Pas një ndërhyrjeje të shpejtë dhe dramatike në “Tunelin e Murrizit” në Rrugën e Arbrit, efektivët e maskuar rrethuan makinën e tij. Ata e nxorën nga makina, e shtrinë përmbys në asfalt dhe i vunë prangat.

Related article  Zgjedhjet për Tiranën/ E papritur! Hyn në garë edhe ...

Gjatë kontrollit, u sekuestruan dy armët automatike, katër krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit si prova materiale.

Policia dyshon se Doçi po transportonte armët në kryeqytet për t’i shitur te grupe kriminale. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Related article  Parashikimet e fuqishme të horoskopit për vitin 2025: Shenjat më pa fat dhe më me fat

Published inShowbizz